Risia e re e Android ju ndihmon të përqendroheni tek puna

Google zyrtarisht ka prezantuar Focus Mode për Android. Funksioni i cili është pjesë e mjeteve Digital Wellbeing të Google, më përpara ka qenë në fazë beta. Tashmë shumica e përdoruesve në Android 10, mund të përdorin Focus Mode.

Me pak fjalë Focus Mode e bën më të lehtë të fokusoheni në detyrën që keni në duar. Këtë e bën duke ju ndihmuar të shmangni shpërqendrimet nga smartfoni juaj. Focus Mode do të ndërpresë përkohësisht aktivitetin e aplikacioneve që ju shpërqendrojnë.

Google e përshkruan Focus Mode si një mjet i cili ju ndihmon ti bëni gjërat siç duhet duke ju vendosur në kontroll të kohës.

Për ta aksesuar Focus Mode në një telefon Android shkoni në Settings dhe më pas tek Digital Wellbeing & Parental Controls. Focus mode e gjeni në menunë Ways to Disconnect.

Më pas duhet të përzgjidhni aplikacionet që i gjeni shpërqendruese për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!