Ballina / Shëndet & Fitnes / Risi në fushën e psikiatrisë për pagjumësinë
gjeni i pagjumesise

Risi në fushën e psikiatrisë për pagjumësinë

Identifikohen gjenet themelore të pagjumësisë që rregullojnë stresin dhe emocionet si dhe në sajë të tyre fillon të zbulohet edhe mekanizmi biologjik përgjegjës për këtë çrregullim, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Genetics”.

Studimi i parë është kryer nga spitali amerikan në Massachusetts General (MGH) dhe Universitetin britanik të Exeter, ku janë identifikuar 57 gjene që lidhen me simptomat e pagjumësisë, pas analizës së të dhënave nga 450 000 persona, të ruajtura në ‘’Biobank’’, në Londër, së bashku me ato të 15 000 norvegjezëve si dhe të 2 200 amerikanëve.

“Gjenet që zbuluam tani mund të jenë synimi për trajtime të reja”, komenton Jacqueline Lane e MGH, transmeton atsh.

“Ne e kemi zbuluar se ka një korrelacion mes pagjumësisë dhe çrregullime kronike dhe tani ne kemi dëshmi se rreziku i depresionit dhe sëmundjeve të zemrës rritet për shkak të këtij çrregullimi’’, shton Samuel Jones i Exeter.

Është thënë gjithashtu se rezultatet nënvizojnë se pagjumësia është një problem që nuk duhet nënvlerësuar sepse ajo ndan bazën gjenetike të çrregullimeve psikiatrike dhe sëmundjeve metabolike.

@Fluidi

Provo po ashtu

izraeli, studime, shkencë, zbulime, kanceri, ilaçi

Sipas izraelitëve, ilaçi për kancer del vitin tjetër

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur kurën e parë të plotë për kancer – dhe se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.