Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / ‘Riot Blockchain’ bleu 500 Bitcoin në ankand

‘Riot Blockchain’ bleu 500 Bitcoin në ankand

‘Riot Blockchain Inc.’ bleu 500 Bitcoin në një ankand të pasurisë së konfiskuar nga shërbimi Marshall i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Riot Blockchain’, i cili investon në kriptovaluta dhe biznese të Blockchain, kërkoi që t’i blejë 3,813 Bitcoin, por sipas John O’Rourke, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë kjo nuk ishte e mundur.

Kompania bleu Bitcoin në atë kohë sipas vlerës së tregut me vlerë prej 10,354 dollarë për njësi.

“Unë besoj se vlera e Bitcoin do të arrij çmimin e tregut prej 50 mijë dollarësh brenda 12 deri 18 muajve të ardhshëm. Strategjia jonë në ‘Riot’ është që të grumbullojmë Bitcoin dhe t’u sigurojmë investitorëve tonë ekspozimin më të drejtpërdrejtë që mundemi, prandaj vendosëm të marrim pjesë në ankand”, tha O’Rourke, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Ankandi, i gjashti me radhë, nga Departamenti i Drejtësisë, tërhoqi 62 ofertues të regjistruar dhe mori 111 oferta. Agjencia nuk shpall emrat e fituesve të ankandit ose shumën totale të grumbulluar. /Telegrafi/

Provo po ashtu

bitcoin

Shtohet optimizmi tek kriptomonedhat, ngritet Bitcoin

Bitcoin kaloi kufirit e 9,000 dollarëve në pikën më të lartë që prej Majit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.