Rikthehen masat e izolimit në Madrid të Spanjës

Autoritetet lokale në kryeqytetin e Spanjës njoftuan aplikimin e një bllokimi të pjesshëm në ditët në vijim që prek qindra mijëra qytetarë, pasi ditët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë qenë në nivele shumë të larta.

Nga e hëna, më shumë se 855 mijë persona që jetojnë në 26 zona të qytetit do të lejohen të hyjnë apo të dalin nga zonat e tyre vetëm për arsye thelbësore si puna, shkolla ose për t’u kujdesur për personat në ngarkim, deklaroi drejtuesja e Madridit, Isabel Diaz Ayuso.

Grumbullimet shoqërore do të kufizohen në 6 persona nga 10 që ishte më parë ndërsa parqet publike do të qëndrojnë të mbyllura.

“Raportet tregojnë se shumica e infektimeve ndodhin në mjedise private, në marrëdhëniet personale midis familjeve dhe miqve. Ne jemi të detyruar të marrim këto masa në këto zona specifike. Nëse nuk e bëjmë, rrezikojmë që të përhapet në të gjithë Madridin”, shtoi kryetarja e komunës. Diaz Ayuso.

Madrid është kthyer tashmë në epiqendrën e shpërthimit të ditëve të fundit të virusit në Spanjë. Shifrat e fundit tregojnë 659 raste për 100,000 njerëz në rajonin e Madridit, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare që shkon në 260 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.