Ballina / BOTA / Rihapet stacioni i trenave në Budapest

Rihapet stacioni i trenave në Budapest

Stacioni kryesor i trenave në Budapest është rihapur për qindra migrantë, pas dy ditësh bllokadë.

Njerëzit janë parë duke vrapuar drejt platformave, pasi janë hapur dyert.

Por, përmes një njoftimi publik, është thënë se trenat ndërkombëtarë drejt Evropës perëndimore janë pezulluar për “kohë të pacaktuar”.

Të martën dhe të mërkurën, autoritetet hungareze i kanë penguar migrantët të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore, duke thënë se po zbatojnë rregullat evropiane.

Sipas një rregulli të BE-së, i njohur si Rregullorja e Dablinit, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që hyjnë.

Në Bruksel, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, diskuton sot me liderët e tjerë evropianë krizën e migrantëve.

Gjermania, Italia dhe Franca kanë bërë thirrje për “shpërndarje të drejtë” të tyre nëpër vendet e BE-së.

Por, Orban ka shumë gjasa që të kundërshtojë këtë propozim.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari, për të vazhduar në vendet e Evropës perëndimore.

Provo po ashtu

orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.