Rihapet pas gati 20 vjetësh Muzeu i Historisë së Natyrës në Kosovë

Sot është nënshkruar marrëveshja me Universitetin e Prishtinës për riinstituimin e Muzeut të Historisë së Natyrës në Kosovë. Zyrtarët i thanë Info Globit se Muzeu zyrtarisht pritet të rihapet në vitin 2022.

Ngjarje është e rëndësishme për kulturën dhe shkencën, duke theksuar rëndësinë e të dyjave në një projekt të mirëfilltë për muze. Muzetë nuk janë vetëm ndërtesa.

Ky institucion muzeal, ka ekzistuar nga viti 1951 deri në vitin 2001, kur përfundimisht është mbyllur. Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot mes MKRS dhe UP vendosen kornizat e një bashkëpunimi afatgjatë në hulumtime të reja shkencore dhe konservim për pasurimin e muzeut dhe koleksionit muzeal, si dhe në realizimin e ekspozitës së përhershme që po ribëhet.

Marrëveshja ka për qëllim që krahas muzeimit të dijes mbi natyrën, të avancojë dhe nxisë studime të reja shkencore në fushat përkatëse, si dhe të bëjë vetëdijësimin e shoqërisë për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës tashmë është në një fazë të përparuar të punimeve dhe po bëhet te Pishat e Sllatinës në Fushë Kosovë. Ndërkohë që sot gjatë ceremonisë të nënshkrimit është dhënë njoftimi edhe për një bashkëpunim tjetër në Prizren për krijimin e Muzeut të Filigranit.

Nënshkrimi sot është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, datë që shënohet që nga viti 1977 dhe që përfshinë më shumë se 20,000 institucione muzeale në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!