Ballina / KOSOVA / Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj mase, Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se Serbia fillimisht duhet ta njohë Kosovën.

Autoritetet në Serbi, në anën tjetër, janë pozicionuar për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të përparojnë drejt integrimit evropian.

Liderët e Kosovës kanë mirëpritur këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.