Riatdhesohen 143 persona nga Gjermania në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se të shtunën janë kthyer në Kosovë, 143 shtetas të këtij vend nga Aeroporti i Shtutgartit.

“Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë. Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim”, është thënë në njoftim.

Me qëllim të luftimit të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë marrë vendim që secili person që hyn në këtë shtet, t’i nënshtrohet karantinës shtatëditore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si dhe më pas të vetizolohet në ambiente shtëpiake për dy javë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, nga fillimi i pandemisë 955 persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë, prej tyre, 29 vetë kanë humbur jetën, derisa 691 janë shëruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.