fbpx
greva, arsimi, kosova, infoglobi

Rexhaj shpjegon rregullat e sjelljes në shkolla gjatë pandemisë

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka dhënë detaje se si do të veprojnë në rast se në shkollë, paraqiten rastet me Covid-19, qoftë te nxënësit apo edhe te mësimdhënësit.

Rexhaj theksoi se mësimdhënësit mbi 60 vjeç duhet të gjejnë forma për t’i përkrahur.

” Infektohet një fëmijë në klasë, izolohet fëmija, thirren prindërit, klasa dhe mësuesi shkon në shtëpi dy javë dhe mësojnë online në kushte izolimi. Shkolla që nëse tri ditë i ka nga pesë raste, task forca komunale mblidhet dhe vendosin të mbyllet krejt shkolla dhe me kaluar online, pastaj pas dy jave vendos task forca me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik. Në rast se një komunë kemi dy, tri ditë radhazi më shumë se 10 raste të të infektuarve në shkollë, atëherë mbyllet e gjithë komuna, duke kaluar online”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.