Ballina / Kulturë / Revolucioni vjen nga Frankfurti i Gjermanisë
panairir i librit frankufurti 2019, libart, gjermania, kosova, shtepia boteuse shoqata e botuesve te kosoves

Revolucioni vjen nga Frankfurti i Gjermanisë

Kosova prezantoht me mbi 25 shtëpi botuese me titujt e rinj e që në total janë mbi 500 tituj që prezantohen atje

Me moton “Create your Revolution” (Krijoni revolucionin tuaj), 7 mijë e 450 pjesëmarrës nga 104 shtete janë mbledhur në Frankfurt të Gjermanisë për t’i ekspozuar botimet. Midis tyre, për të 20-n herë, merr pjesë edhe Shoqata e Botuesve të Kosovës për t’i prezantuar botimet e reja të shtëpive botuese. Të mërkurën, kur edhe është hapur edicioni i 71-të i ngjarjes më të madhe në botë sa i përket librit, organizatorët kanë bërë thirrje për revolucion letrar.

“Liria e fjalës është baza e demokracisë sonë dhe nuk është e negociueshme”, ka thënë Heinrich Riethmülle, kryetar i Asociacionit Gjerman të Botuesve dhe Librashitësve. Sikurse është duke ndodhur kohëve të fundit, në këtë ngjarje kulturore një vend të veçantë zënë shkrimtarët e persekutuar e të burgosur.

Shoqata e Botuesve të Kosovës në sallën 5.0 të Panairit e ka të rezervuar një shtand me hapësirë prej 24 metrash katrorë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, janë mbi 25 shtëpi botuese nga Kosova që prezantojnë titujt e rinj e që në total janë mbi 500 tituj që prezantohen”, ka thënë të enjten Zeneli.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.