Ballina / SPORT / Revolucioni kinez i Milanit. Si Berlusconi në 1987
In Fabric

Revolucioni kinez i Milanit. Si Berlusconi në 1987

Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, André Silva, Borini, Calhanoglu, Conti, Bonucci e Biglia. Nëntë blerje për të formuar atë që konsiderohet si revolucion total.

Në më pak se 3 muaj që pas marrjes së pronësisë së Milanit, kinezët kanë përmbysur thuajse tërësisht skenarin gri të viteve të fundit, duke shuar çdo dyshim dhe shushatje që shoqëruan rrugëtimin e gjatë deri në mbylljen e tratativave me Berlusconin.

Në fakt, duket se mbi gjithçka po nis një epokë e re për kuqezinjtë.

Në 7 javë, “djalli kuqezi” ka investuar 208 milionë euro. Një merkato e tillë në Serie A nuk mbahet mend në dekadën e fundit. Vetëm Juventusi, me afrimet e Benatia, Dani Alves, Pjaniç, Cuadrado, Higuain dhe Pjaca, vitin e kaluar, mund të ketë kapur limite të tilla, por bardhezinjtë u ndikuan nga shitja e Pogba te Manchester United për 105 milionë euro.

Kinezët e Milanit, ndërkohë, janë duke investuar praktikisht pa shitur asnjë. Edhe ato pak shitje të parashikuara mund të sjellin në arkën e klubit kuqezi jo më shumë se 30 milionë euro.

Një revolucion i tillë është parë te Chelsea i Abramovich në vitin 2003, kur u shpenzuan thuajse 160 milionë për Glen Johnson, Geremi, Bridge, Duff, Joe Cole, Veron, Mutu, Smertin, Crespo dhe Makelele. U pa edhe nga PSG-ja e vitit 2012, kur shpenzoi 110 milionë për Thiago Silva, Van der Wiel, Verratti, Ibrahimoviç dhe Lavezzi. Por më shumë ndoshta është vënë re te Manchester City i Guardiolës, që shpenzoi 210 milionë për Bravo, Stones, Gundogan, Gabriel Jesus, Moreno, Nolito dhe Sanè. E të gjitha këto janë jashtë Serie A.

E thënë thjesht, ky revolucion aktual te Milani ngjason me atë të skuadrës së parë të Berlusconit, me ish-kryeministin që mundi të revolucionarizonte forcën e futbollit europian, me blerjet e Van Basten dhe Gullit në verën e vitit 1987. Por kthesa e vërtetë kishte ndodhur një vit më herët, edhe atëherë, sikurse sot, në dëm të Juventusit.

Në vitin 1986, kalimi nga Atalanta te Milani i Donadonit, i cili u ishte premtuar bardhezinjve, lëshoi në botën e futbollit italian sinjalin se kuqezinjtë e Milanit do të mund të rivalizonin bindshëm ndaj superfuqisë bardhezi të asaj dekade.

Po këtë vit, a do ta ketë të njëjtin efekt blerja e Bonuccit?

Check Also

nora gjakova

Nora Gjakova kaloi në raundin e tretë

Nora Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Kampionatit Botëror, në kategorinë deri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *