Revolucioni i ardhshëm industrial; Çfarë do ti sjellë ai njerëzimit

A do ta ndryshoi Revolucioni i katërt industrial natyrën e njeriut? A do ti shërbejë ai zhvillimit dhe a do ta shijojnë ate në mënyrë të njejtë për të gjithë rruzullin e botës? A do ta ndryshojë sistemin e vlerave ? A është mundësi në të cilën duhet investuar, apo thjeshtë duhet anashkaluar ate? Çfarë do ti sjellë ai shëndetësisë ?

Këto janë disa nga pyetjet e rrahura në Forumin Ekonomik të mbajtur sivjet në Davos të Zvicrës.

Celularë në trupin e njeriut, 3D printer i organeve, veshje dhe syze të lidhura me internet – këto janë gjërat që deri në vitin 2025 mund të bëhen fakte shkencore. Bota po hyn në epokën e robotikës së zhvilluar dhe inteligjencës artificiale, thonë ekspertët e anketuar në Forumin ekonomik botëror në Davos.

Pothuajse gjysma e ekspertëve presin që makinat me inteligjencë artificiale të ulen në bordin e korporatave gjatë dekadës së ardhshme, falë të ashtuquajturit “revolucion të katërt industrial”, shkruan “Reuters“.

Pas avullit të ujit, prodhimtarisë masive dhe teknologjive informatike, vijon një revolucion i ri industrial, i cili sipas ekspertëve do të sjellë një cikël më të shpejtë të inovacioneve, por edhe do të vendosë sfida të mëdha për kompanitë, punëdhënësit, qeveritë dhe shoqërinë.

Ana pozitive e revolucionit mund të jenë prodhimet dhe shërbimet më të lira, që do të shkaktonte rritje të re ekonomike. Nga ana tjetër, kanosja më e madhe e këtij revolucioni është papunësia masive dhe dallimi i madh ndërmjet korporatave dhe popullsisë.

“Si rezultat i revolucionit të katërt industrial, do të krijohet një suficit ekonomik. Megjithatë, pyetja është se si ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet shteteve, njerëzve të shtresave të ndryshme ekonomike dhe pjesëve të ndryshme të botës”, thotë drejtori ekzekutiv i “Microsoft”, Stajna Nadela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.