Ballina / TEKNOLOGJI / Revolucionare: zjarrin e fikin me tingull (Video)
Revolucionare zjarrin e fikin me tingull

Revolucionare: zjarrin e fikin me tingull (Video)

Dy studentë të zdrukthëtarisë të Universitetit George Mason kanë zbuluar një mënyrë unike për fikjen e zjarrit. Në të vërtetë, duke shfrytëzuar ekskluzivisht tingullin studentët ia kanë dalë ta fikin zjarrin dhe tash shpresojnë se kjo teknologji do të bëhet mjaft e fortë sa të ndihmojë në fikjen e zjarreve në pyje.

Audio aparat- për fikjen e zjarrin shfrytëzon tinguj të frekuencës së ulët, ndërsa studentët Viet Tran eSeth Robertson e demonstrojnë zbulimin e tyre në YouTube.

– Shoh potencial koslosal në këtë aparat. Për fillim, në kuzhinë, mund ta instalojmë bashkë me shporetin – ka thënë Tran.

Tran e Robertson projektin e kanë filluar me idenë se valët e tingullut mund të ndikojnë fizikisht edhe në objekte, njofton portali shkencor Tech Xplore, ndërsa e transmeton InfoGlobi. Në qoftë se valët e zërit do të mund të vendosen ndërmjet objektit i cili digjet dhe oksigjenit, i cili e nxit djegjen, studentët besojnë se zjarri mund të fiket vetvetiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.