Revolucion në luftën kundër kancerit

Njerëzimi ka arritur deri në një hap para zbulimit të ilaçit për kacerin. Në të vërtetë, siç shkruan The Independet, shkencëtarët kanë arritur njohuri të pabesueshme me rastin e hulumtimit të mënyrave efikase të luftës me kancerin. Me një virus të modifikuar gjenetikisht me sukses janë sulmuar ekskluzivisht qelizat e tumorit.

Specialistët në spitalin NHS Royal Marsden dhe ata të Institutit për hulumtimin e tumorit kanë kumtuar se te pacientët me kancer në lëkurë, të cilët janë trajtuar me virusin e modifikuar të herpesit, është zvogëluar numri i qelizave të tumorit. Kjo është hera e parë që të ketë dëshmi në shërimin e suksesshëm të kacerit.

Pacientët me diagnozën e tumorit në fazën kur më nuk mund të operohen, pas terapisë me virus, të njohur si T-VEC, kanë jetuar edhe deri 20 muaj më gjatë se të sëmurët të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë formë shërimi.

Ndonëse te pacientët e tjerë, në fazat më të hershme të sëmundje, rezultatet kanë qenë më modeste se të grupi i parë, hulumtuesit theksojnë se ky zbulim është hap i madh përpara në luftën kundër kancerit.

Metoda e re e shërimit të kancerit është quajtur imunoterapi. Virusi i modifikuar gjenetikisht injektohet në trup dhe ai mund të lidhet vetëm me qelizat e kancerit. Me rastin e bashkimit me qelizën e tumorit, virusi e shkatërron nga brenda. Multiplikimi i virusit e aktivizon pastaj ssistemin imunologjik të trupit, i cili nis luftën kundër qelizave të infektuara, d.m.th. qelizave të kancerit.

Metoda të ngjashme të imunoterapisë tashmë kanë zhvilluar edhe ilaçe të suksesshme, ndërsa hulumtuesit shpresojnë se teknika e re në kombinim me preparatet tashmë të njohura do të jetë zgjidhje për kancerin. -InfoGlobi