Ballina / Galeria / Reuters: Abu Dhabi bëhet me “Louvre” (Foto)
abu_dabi muzeu

Reuters: Abu Dhabi bëhet me “Louvre” (Foto)

Më shumë se 600 vepra artistike nga e gjithë bota do të ekspozohen në galerinë e “Louvret” në Abu Dhabi më 11 nëntor, projekt ky që është shpreson të tërheqë miliona vizitorë brenda vitit në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Reuters.

Në “Louvre” do të ekspozohen vepra që nga parahistoria e deri në epokën bashkëkohore, transmeton Koha.net. Përveç artefakteve dhe pikturave të Lindjes së Mesem, do të përfshihen edhe veprat e artistëve të mëdhenj si Paul Gauguin, Pablo Picasso, dhe Cy Twombly.

Zyrtarët francezë ka thënë të mërkurën se nuk do të ketë kufizime në art në koleksion, në të cilën përfshihen figurat nudo, dhe art islam e të krishterë dhe përfaqësimet e hyjnive nga Azia.

“Ne patëm letër të bardhë për blerjet në të gjitha fushat. Ka statuja nudo në muze, e piktura bashkëkohore. Gjithashtu ka edhe imazhe fetare, nga të gjitha fetë”, është shprehur Jean-Francois Charnier, drejtor shkencor i Agence France-Museums.

Ai më tutje shtoi se veprat do të shfaqen për të treguar fazat kryesore në zhvillimin njerëzor dhe do të theksojnë lidhjet mes kulturave të ndryshme.

Pjesë të rëndësishme përfshijnë një set të funeralit egjiptian të shekullit të 10-të para Krishtit, një pikturë të shekullit të 15-të të Giovanni Bellinit “Maddona dhe fëmija”, si dhe pikturën turke të vitit 1878 e titulluar “Emiri i ri duke studiuar” nga Osama Hamdy Bey.

Check Also

nasa, jupiteri

NASA: Këto janë pamjet e reja të Jupiterit

Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) ka publikuar foto të reja të Jupiterit, që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *