Ballina / Biznes / Karrierë / Retorika e ashpër, shqetëson investitorët
Investitorë duan siguri
Investitorë duan siguri

Retorika e ashpër, shqetëson investitorët

Shkëmbimi i kërcënimeve dhe retorikës së ashpër mes Koresë së Veriut dhe presidentit Donald Trump ka tronditur shumë investitorë. Çmimet e aksioneve pësuan rënie në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është rritur kërkesa për investime të sigurta si ari.

Treguesit kryesorë të bursës në Hong Kong, Gjermani dhe Francë u ulën më shumë se një përqind. Aksionet e bursave në SHBA ranë 0,4 për qind mesditën e së mërkurës. Përpara shkëmbimit të deklaratave të ashpra të martën, tregu amerikan i aksioneve kishte shënuar një seri rekordesh të larta.

Kërkesa për ar, një mënyrë tradicionale për të mbrojtur asetet në periudha të trazuara, e rriti të mërkurën çmimin e metalit të çmuar me rreth një për qind. Çmimi i naftës shënoi gjithashtu rritje.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro_infoglobi

Rriten remitencat, dominojnë ato nga nga Gjermania dhe Zvicra

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të dërgojnë para në vendin e tyre. Madje shifrat në katër muajt …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.