Ballina / BOTA / Renzi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e Shengenit

Renzi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e Shengenit

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, ka akuzuar të gjithë ata të cilët po synojnë të shkatërrojnë zonën e Shengenit brenda Bashkimit Evropian se me këtë po synojnë të shkatërrojnë edhe vetë Evropën. Megjithatë, Renzi deklaroi se Italia nuk do të lejojë një gjë të tillë. Renzi me këtë rast tha se është i bindur se të gjithë ata, të cilët po veprojnë kundër Shengenit, kanë për qëllim shkatërrimin e Evropës, duke qartësuar se Italia nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati në Berlin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën bisedoi për krizën e refugjatëve, e cila po kërcënon shfuqizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë brenda unionit. Kriza e refugjatëve ka detyruar disa shtete që të kufizojnë lirinë e lëvizjes në kufijtë e tyre, vendime këto që po rrezikojnë edhe mbijetesën e marrëveshjes së Shengenit, e cila parasheh heqjen e kontrolleve kufitare në kufijtë e brendshëm në hapësirën e Shengenit.

Gjashtë nga 26 shtetet anëtare të zonës së Shengenit kanë rikthyer kontrollet kufitare, pa mbyllur kufijtë e tyre. Për atë se sa janë thelluar ndjenjat kundër refugjatëve në Evropë, dëshmon edhe kërkesa e një udhëheqëse të një partie të djathtë populliste në Gjermani, e cila tha se policia gjermane duhet të hap zjarr kundër refugjatëve, të cilët hyjnë ilegalisht në territorin gjermanë.

Presidentja e partisë euroskeptike Alternativa për Gjermaninë, Frauke Petri, tha se as ajo nuk e dëshiron këtë, por shtoi se përdorimi i forcave të armatosura duhet të ekzistojë si opsion i fundit. Deklaratat e saj u kritikuan nga partitë e majta dhe sindikata e policisë./ 21 Media

Provo po ashtu

proteste per femijen rom

Vrasja e romit të mitur: Marshim protestues për neglizhencë institucionale

Qytetarët dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marshuar nga lagjja “Meshari”, deri te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.