Ballina / Biznes / Karrierë / Rënie e tregjeve botërore të aksioneve, Trumpi akuzon Kinën

Rënie e tregjeve botërore të aksioneve, Trumpi akuzon Kinën

Aksionet në tregjet botërore të aksioneve ranë ndjeshëm të hënën për shkak të frikës nga gatishmëria e Kinës për të zhvlerësuar monedhën e saj juan si përgjigje ndaj kërcënimeve të SHBA-ve për të vendosur tarifa të reja – mund të ashpërsojë edhe më tej marrëdhëniet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha.

Kështu, Dow Jonesi i New Yorkut ra 3,30 për qind në 20,45 të hënën sipas kohës së Evropës Qendrore.

Pas masës së Pekinit zyrtar, juani ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë. Kjo lë të kuptohet se autoritetet kineze mund të jenë të gatshme të tolerojnë dobësimin e mëtejshëm të monedhës së tyre, pasi që Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vënien e tarifave për 300 miliardë importe nga vendi më i populluar të botës.

Trump tha se Kina ka rrëzuar vlerën e monedhës së saj në një nivel historik.

Uashingtoni më parë e fajësoi Pekinin për politikën e saj të dobët të juanit, duke i dhënë asaj një pozicion të padrejtë, të privilegjuar ndaj konkurrentëve të tjerë, duke rritur eksportet e tij. Kina më vonë ra dakord, nën presionin e vendeve perëndimore, të forconte pjesërisht monedhën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.