Rëndësia e sistemit elektronik shëndetësor në Kosovë

Kosova ka nevojë për të krijuar një bazë të të dhënave shëndetësore për të gjithë qytetarët. Në vendet moderne të botës institucionet orientohen në krijimin e sistemit elektronik shëndetësor. Ky sistem mundëson të dhëna të sakta mbi shëndetin e popullatës në tërësi, por gjithashtu lehtëson procesin e trajtimit pasi mundëson transferimin e informacionit nga një vend në tjetrin në raste të caktuara.

Ky sistem ofron avantazhe ndaj sistemit të vjetër të regjistrimit fizik të njerëzve. Ky sistem mundëson dhe lehtëson zbatimin e sigurimit shëndetësor në vend.

Republika e Kosovës si një vend i ri ende nuk ka arritur të krijojë një sistem elektronik shëndetësor, por edhe zbatimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Mos implementimi i këtyre dy sistemeve ka dëmtuar shumë sistemin e përgjithshëm shëndetësor në vend.

“Regjistrimet elektronike të shëndetit janë shumë më tepër sesa një formë e kompjuterizuar e një regjistri mjekësor në letër. Përveç rregullimit të borxhit të punës në praktikën e mjekut, EHR-të përmbajnë veçori që ndihmojnë klinikët në sigurimin e pacientëve me një kujdes shëndetësor të sigurt dhe efektiv”, shkruan Susan Sanderson.

Sipas saj disa nga karakteristikat më të zakonshme janë qasja në informacionin aktual klinik gjatë bërjes së një diagnoze, identifikimi i pacientëve në rrezik nga një sëmundje specifike, dhe monitorimi i pajtueshmërisë së pacientëve me udhëzimet e parandalimit dhe trajtimet e rekomanduara.

“Për të siguruar trajtim efektiv për pacientët, ofruesit kanë nevojë për informacion të azhurnuar në lidhje me sëmundjet dhe opsionet e tyre të trajtimit. Ky informacion nuk është statik; ajo ndryshon rregullisht. Në të njëjtën kohë ajo po ndryshon, vëllimi i informacionit po zgjerohet gjithashtu. Studiuesit janë duke punuar në zhvillimin e trajtimeve të reja, dhe disponueshmëria e lehtësirave kompjuterike të lira bën të lehtë mbledhjen dhe përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave. Sot, mjekët përballen me një mbingarkesë të informacionit klinik. Kjo është veçanërisht e vërtetë për kujdesin familjar dhe ofruesit e ilaçeve të brendshme, të cilët kërkojnë njohuri për një gamë të gjerë sëmundjesh” vë në pah Sansderson.

Regjitrimi elektronik i shëndetit do të lehtësonte punën e kompanive të sigurimeve, dhe punen e doktorëve të cilët do të kishin më të lehtë të kujdeseshin për pacientët duke e pasur regjistrimin elektronik të shëndetit të pacientëve.

Autor të shkrimit janë: Phd.Candidate Elmedina Bajgora, Dr. Ndue Jetishi, Dr. Donika Jetishi Komani dhe Ass.Dr. Hateme Hoxha Nimani

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!