Ballina / KRYESORE / REL: Në Beograd u mbajt tubim përkujtimor për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë
beograd perkujtohen viktimat shqiptare te luftes
Aktivistët e shoqërisë civile në Beograd shpalosën një pankartë me emrat e shqiptarëve, trupat e vrarë të të cilëve janë gjetur në Batajnicë

REL: Në Beograd u mbajt tubim përkujtimor për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë

Organizatat joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd, një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

Tubimi filloi në njërën ndër rrugët kryesore të Beogradit, Knez Mihajllov, për të vazhduar deri te Sheshi përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Organizatat joqeveritare kërkojnë që shteti i Serbisë të zbulojë dhe raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë dhe të komunikojë të gjitha të dhënat për varrezat masive në Serbi si dhe të ngris padi ndaj krimeve të kryera dhe fshehjen e tyre.

Gjithashtu, kërkesat janë që prokuroria për krime lufte të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e kryera kundër personave me kombësi shqiptare dhe që autorët të dënohen në mënyrë adekuate.

Këto organizata kërkojnë gjithashtu ndërtimin e monumenteve për viktimat në Batajnicë si dhe ndërprerjen e praktikës së kthimit të kriminelëve të luftës në institucionet e vendit.

Kjo pesë e shoqërisë civile të Serbisë, kujtojnë se popullsia civile shqiptare në Kosovë ishte e ekspozuar, përveç bombardimeve të NATO-s, edhe ndaj fushatës së krimeve të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Në Beograd u mbajt tubim përkujtimor për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë

“Formacionet e armatosura të (Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Ushtrisë Jugosllave dhe njësitë paramilitare) kryen një numër të madh të krimeve në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Krimi gjithashtu është transferimi i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varrezat masive parësore në Kosovë”, deklaruar organizatat joqeveritare nga Serbia.

Nga viti 2001 deri në ditët e sotme, në katër lokacione në territorin e Republikës së Serbisë u gjetën varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë gjatë vitit 1999, kryesisht civilë të vrarë jashtë zonave të luftës së armatosur.

Provo po ashtu

Thaçi niset për Japoni,merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.