Ballina / KOSOVA / Rektorët: Largimi nga ENQA -shkaku i politikave të gabuara në arsim

Rektorët: Largimi nga ENQA -shkaku i politikave të gabuara në arsim

Agjencia e Kosovës për Akreditim është përjashtuar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) më 19 shtator të këtij viti. Rektorët e universiteteve publike kanë thënë se përjashtimi i AKA-së nga ENQA është goditje për gjithë arsimin e lartë.

Sipas tyre, deri te përjashtimi i Agjencisë për Akreditim nga ky institucion ka ardhur si pasojë politikave të gabuara në arsim.

“KSHC’ja në vazhdimësi ka qenë e ndikuar prej politikës. Vendimi i ENQA’së është pasojë e degradimit të AKA’së dhe dobësimit të potencialit profesional në AKA, pasojë e tendencës për ta shndërruar arsimin e lartë në biznes dhe në vegël politike. Konsiderojmë se ENQA i ka dhënë kohë të mjaftuar KSHC’së që të stabilizohet por KSHC’ja ka dështuar në këtë aspekt. Mungesa e komisionit të ankesave pranë KSHC’së është njëra prej arsyeve që ka ndikuar në vendimin e ENQA’së. IPAL’i nuk ka pasur mundësi që ankesat e tyre për moskareditim të programeve të caktuara t’i adresojë pranë komisionit të ankesave, meqë ky komision nuk ishte funksional, pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të komisionit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!