Ballina / KRYESORE / Rekordi i Picassos – shitet piktura për 179.4 milionë $

Rekordi i Picassos – shitet piktura për 179.4 milionë $

Mbi 179 milionë dollarë është shitur të hënën mbrëma piktura Les Femmes d’Alger (Verzioni O) e famshme e piktorit francez Pablo Picasso.

Les Femmes d’Alger (gratë e Agjerit) ishte pjesë e ankandit publik të organizuar nga shtëpia Christie në SHBA.

Emri i blerësit të pikturës nuk është publikuar ende.

Dihet se kjo pikturë është njëra nga seria e 15 pikturave me famë botërore, të cilat piktori i kishte realizuar ndërmjet viteve 1954 dhe 1955 . Secila prapa emrit Les Femmes d’Alger mbanë nga një shkronjë të reshtuar nga shkronja A deri në O.

Kjo që është shitur sot është e fundit e serisë së ‘Grave të Algjerit’ të Picassos. /infoglobi/e

Provo po ashtu

gjuha shqipe

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe?

Çallaveshan, mushtëkohem, vjerdh dhe kjomë, janë vetëm disa prej fjalëve të gjuhës shqipe që janë …