Ballina / BOTA / Rekord i grave të nominuara në zgjedhjet e ardhshme në SHBA
shba

Rekord i grave të nominuara në zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Më shumë gra se asnjëherë më parë do të garojnë për pozitën e guvernatores dhe për ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Pas rezultateve preliminare të së martës në katër shtete, Kansas, Miçigen, Misuri dhe Uashington, ka rezultuar ashtu që 11 gra janë nominuar për pozitën e guvernatores dhe të paktën 173 gra tjera do të garojnë për ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve.

Këto shifra janë përshëndetur si një vazhdim i stories së suksesit nga aktivistet për gra në politikë.

Po ashtu njëra nga kandidatet për ulëse, pritet të shpallet gruaja e parë myslimane në Kongres.

Rashida Tlaib është nominuar nga demokratët dhe nuk do të kundërshtohet nga republikanët në muajin nëntor.

Përveç tjerash, ajo do të jetë edhe gruaja e parë palestinezo-amerikane që bëhet pjesë e këtij trupi.

Ndërkohë në një sondazh të realizuar të premten e kaluar është thënë se demokratët janë përpara republikanëve për 6.1 përqind.

@Fluidi

Provo po ashtu

libra, shkrimtarët

Kosovë: Libri lirohet nga TVSH-ja

Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.