Regres ekonomik-Raporti i Progresit

Raporti i Progresit, i kësaj radhe ndryshon shumë në aspektin ekonomik, sepse është i fokusuar në rrjedhojat e qëndrueshmërisë ekonomike, mungesën e reformave që ngadalësojnë procesin e rritjes dhe ulin rolin e qeverisjes efektive ekonomike, ka deklaruar  Agim Shashini, kryetar i AKB-së.
Këtë deklaratë Shahini e bëri në një konferencë me gazetarë, sa i përket të gjeturave të Raportit të Progresit.

Sipas tij ky raport paraqet gjendjen reale të ekonomisë së Kosovës dhe vërteton shqetësimet e biznesit vendës, sikur se AKB-ja që ka paraqitë tash e shumë vjet.

Kryetari i AKB-së, dha edhe arsyet pse ndodh ky regres ekonomik, si mungesa e reformave të mirëfillta fiskale, politikat investuese të shtrenjta, rendi dhe ligji i dobët karshi politikës, shërbimet publike të larta, konkurrenca e padrejtë dhe rritja e informalitetit.

“Këto kanë  bërë që Kosova të ketë një bazë të dobët prodhuese dhe të jetë e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare dhe vendore karshi konkurrencës”, thotë Agim Shahini.

Sipas tij Kosova, ka një bazë të dobët prodhuese dhe e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare me këtë forcë prodhuese dhe konkurruese dhe pa reforma fiskale.

Sundimi i ligjit dhe mungesa e politikave konkurruese vazhdojnë të jenë një pengesë shumë e madhe për ekonominë e vendit, përpjekjet e vazhdueshme të sektorit privat për të zhvilluar konkurrencë të drejtë dhe ekonomi të qëndrueshëm mbete mjaft sfiduese.

“Raporti paraqet mjaft qartë mos marrëveshje për politikat ekonomike në mes të koalicionit qeverisës dhe opozitës për procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe ngecjes ekonomike që kanë çuar në bllokim dymujor të Kuvendit dhe në ikjen e investitorëve të ndryshëm, si dhe ka ndikuar në shtyrjen e aprovimit të buxhetit”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi më tej se në përgjithësi, puna për zhvillimin e ekonomisë së orientuar nga tregjet është ngadalësuar dhe qasja e gabuar e politikave ekonomike ka ndikuar në dobësimin e fuqisë konkurruese dhe interesimin e investitorëve për të ardhmen në Kosovë.

Sipas kryetarit të AKB-së, baza prodhuese ka mbetur shumë e dobët dhe e paaftë për të konkurruar me tregjet e BE-së. Ndërsa ajo bashkë me infrastrukturën e dobët, sidomos në sektorin e energjisë, ambientit të papërshtatshëm për të bërë biznes dhe fuqisë së papërgatitur punëtore kanë bërë që të mos krijohen vende të mjaftueshme të punës. GDP-ja për kokë banori në vitin 2013 ka mbërritur në 2800 euro dhe me vogla në EU.

Shahini, tregoi se papunësia ka shënuar rënie, mirëpo ende është më e larta në Evropë. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kërkojnë punë është rritur për 3.1 për qind gjatë vitit 2013 dhe për 1.5 për qind deri në qershor të këtij vitit.

Ai ka përmendur edhe sektorin e energjisë, i cili vazhdon të ballafaqohet me probleme, përkundër faktit që është shënuar një progres i lehtë, veçanërisht në marrëdhëniet me Serbinë.

“Stabiliteti i furnizimit me energji është rritur dhe ndërprerjet e energjisë janë dukshëm më të rralla. E metë është fakti që as strategjia e qeverisë për energji në periudhën 2013-22 e as plani i veprimit 2014-16, nuk janë miratuar në Kuvend. Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë shënuar rënie, megjithatë, ende mbesin në nivel shumë të lartë – 31 për qind”, ka thënë ai. infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.