Ballina / Shkencë / Regjistrohen zëra misteriozë në kozmos: Përplasje yjesh apo porosi nga një civilizim i largët?

Regjistrohen zëra misteriozë në kozmos: Përplasje yjesh apo porosi nga një civilizim i largët?

Astronomët kohët e fundit kanë regjistruar një numër sinjalesh misterioze që vijnë nga galaktika jonë, shkruan Metro e Britanisë.

Ata thuhet se kanë regjistruar tetë sinjale të shkurtra zanore me gjatësi prej një milisekondi. Zërat janë incizuar nga teleskopi kanadez CHIME në British Columbia.

Ekspertët nuk kanë arritur ende të zbulojnë origjinën e këtyre sinjaleve, por shtuan se ata as nuk mund të hedhin poshtë mundësinë që ato vijnë nga ndonjë “civilizim i huaj” diku në hapësirën e thellë. ”

Astronomët kanadezë citojnë një teori që është e mundur që këto sinjale janë në të vërtetë një efekt anësor i yjeve neutron që përplasen me vrimat e zeza.

Ekspertët shpjegojnë se këto sinjale prodhohen nga të ashtuquajturit magnetorë – yje neutronë që kanë një fushë magnetike tepër të fortë.

Sidoqoftë, kjo tezë u vu në dyshim muajin e kaluar kur një sinjal i atribuohej një “galaktike spirale 7.9 miliardë vjet dritë larg, që të kujton Rrugën tonë të Qumështit”.

Astronomët kanë arritur në përfundimin se çdo galaktikë si e jona mund të gjenerojë sinjale si kjo.

Provo po ashtu

Radio sinjalet “misterioze” që zbulohen në hapësirë

Teleskopi më i madh kinez ka zbuluar më shumë se 100 pulsione radio misterioze që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.