Ballina / RAJONI / Refugjatët përplasen me policinë boshnjake në kufi me Kroacinë

Refugjatët përplasen me policinë boshnjake në kufi me Kroacinë

Refugjatët përplasen me policinë boshnjake në kufi me Kroacinë. Sipas mediave botërore deri te incidenti erdhi kur disa dhjetëra migrantë tentuan të kalojnë kufirin e Bosnjë dhe Hercegovinës për tu futur në Kroaci, përkatësisht në territorin e shteteve të Bashkimit Europian.

Duke brohoritur “hapne kufirin”, refugjatët tentuan të kalojnë kordonin policor , por ata u ndaluan . Ngjarja ndodhi në vendkalimin kufitar Malevac. Policia iu përgjigj përpjekjeve për kalimin e kufirit.

Autoritetet policore të Bosnjë e Hercegovinës po ashtu ndaluan një grup prej afro 100 migrantësh që të zbresin nga treni , me të cilin kishin arritur deri tek kufiri. Ndërkohë janë kthyer prapa edhe autobusët me migrantë.

Janë mijëra refugjatë që ndodhen tash e sa kohë në Bosnjën veriperëndimore, prej ku po shpresojnë ta vazhdojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.