Ballina / BOTA / Refugjatët nisen këmbë nga Hungaria në Austri

Refugjatët nisen këmbë nga Hungaria në Austri

Qindrarefugjatë në Budapest kanë braktisur zonën e tranzitit dhe janë nisur në këmbë drejt kufirit me Austrinë dhe Gjermaninë. Bëhet fjalë për një distancë rreth 150 kilometra.

Sipas agjencisë hungareze të lajmeve “MTI”, ata kanë marrë autostradën M1, që nis në periferi të kryeqytetit, duke kaluar një postobllok të policisë.

Sipas burimit mediatik, 400 persona të tjerë janë arratisur nga kampet e pritjes në lokalitetet Bickse dhe Roszke, përkatësisht 64 dhe 300 persona nga secili kamp.

Në 24 orët e fundit në Hungari kanë mbërritur mbi 3.300 emigrantë, një rekord i ri për fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në një ditë të vetme. Ata vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani, Pakistani.

Ndërkohë, jashtë stacionit Keleti në Budapest ndodhen ende rreth 3 mijë refugjatë, të cilët prej ditësh presin t’i hipin trenit për në Austri dhe Gjermani, por që janë bllokuar nga forcat e policisë.

Provo po ashtu

trump zyrtarizon fushaten 2020

Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.