fbpx
zgjedhjet

Reforma Zgjedhore dështoi

Reforma zgjedhore dështoi por sikur edhe rekomandimet e ekspertëve të Komisionit Evropian dërguar KQZ dhe institucioneve të Kosovës në vitin 2011 shkuan huq.

Shkruan: Mr.Sc.Blerim Burjani

KQZ kishte raportuar gjithmonë mirëvajtjen e zgjedhjeve dhe raporti i është dërguar Ministrisë për Integrime Evropiane. Mungesa e reformës zgjedhore pritet te jetë notë e dobët për Kosovës në proceset integrative, dy vjet kaluan pa rezultat reformues të legjislacionit zgjedhor dhe kjo solli mjaft probleme, përderisa subjektet politike të gjitha këto që janë ne Kuvend kanë përgjegjësi për mos reformim të sistemit zgjedhor. Partitë politike pa dallim brenda Kuvendit të Kosovës janë përgjegjës të drejtpërdrejt për dështim të reformës zgjedhore , kjo është definitvisht e pa pranueshme për gjendjen e krijuar më dështim të reformës. Në një konferencë të organizuar nga “Demokracia në Veprim” nga disa të pranishëm nga subjektet politike flisnin pa ndonjë arsyetim real pse ka kanë dështuar në reformë, ata kishin problem njeri- tjetrin me u kuptua çka thonin rreth procesit të reformës?Fjalori i tyre nuk korrospodojke me nivelin e përgjegjësisë në të cilën janë, të gjithë ata mendonin se kjo punë është “thjesht” madje nuk është për nxitim dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme e presin shtetin shumë shpejt me ligj te vjetër dhe sipas tyre mire “është puna”. Komisioni Evropian kishte kërkuar përgjegjësi objektive nga Kuvendi i Kosovës dhe përgjegjësi nga partitë që këtë reformë ta kryejnë , ata edhe pas dy vjetëve kishin rinumëruar në një vend pa asnjë ndryshim ,kjo mbetet e papranueshme për mos seriozitet nga partitë aktuale tradicionale në Kosovë. Në anën tjetër është për të ardhur keq që këtë faturë për të gjitha do të paguajnë qytetarët e shtetit tonë. Në fjalorin e njerëzve të pseudo –politikës ne konferencë provonin më thanë diç rreth reformës por mungonin shumë gjera esenciale që duhet të thonin , në realitet ata flisnin madje me kujtohet një përfaqësues nga partitë përmendi rreth gjashtë gjera që s’kishin lidhje me reformën por as me ligjin për zgjedhjet, të gjithë ata u merrnin me konstatime dhe përfundime, por kishin harruar se ata ishin vet ata që kishin dështuar së bashku me liderët e tyre. Ose ata njerëz fare nuk pyeten në partitë e tyre politike jo vetëm për reformë por për asgjë që ka të bëjë me politikën ,ata janë “mesengjer hesapi”, por ky është problemi, por kur të analizojmë mirë nuk duhet të humbim kohë me u marr më ta, ne duhet te merremi me integrimet evropiane që kanë ngecur dhe ne sërish do të marrim notë të dobët nga Komisioni Evropian për zgjedhje me probleme të plotësimit të standardeve teknike.
S’ka reformë ka meremetim te ligjit
Partitë politike rreth formës nuk kanë mundësi të kryejnë reformë por te merren me meremetim te ligjit për zgjedhjet, ky është konstatimi që ka dal nga konferenca e Demokracisë në Veprim. Rekomandimet e Komisionit Evropian janë “kuptuar si meremetim” por jo obligim, kjo është pa papërgjegjësi institucionale. Është vërtetë se të gjitha partitë politike nuk e kanë respektuar ligjin në përpikëri për atë arsye kanë dal shumë parregullsi, të gjithë këta njerëz e dinë pse iu konvenon ky ligj me shumë probleme dhe mangësi,por me qëllim e kanë zhargitur deri këtu dhe do të zhagisin edhe më shumë deri pas zgjedhjeve parlamentare. Komisioni Evropian do të vlerësojë negativisht për këtë temë te mos gatishmërisë për reformë zgjedhore?Normal se KE do të thotë ka kohë dhe më rëndësi është ti kryeni zgjedhjet mirëpo afati për MSA shtyhet po sikur liberalizimi I vizave, këtu qëndron poenta askush nuk merret me neve po që se ne nuk merremi me veten tonë. Ata vetëm vëzhgojnë dhe konstatojnë dështimet e këtyre njerëzve që thonë se po merren me politik në Kosovë. Epilogu do te jetë jo i mirë nga Komisioni Evropian, kjo pritet te ndodhë. Përgjegjës dihet kush janë ,këto subjekte te lodhta politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!