Referendumi në Egjipt: 5 të vrarë, 13 të plagosur

E plotësuar: “Të paktën pesë vetë janë vrarë e 13 janë plagosur gjatë protestave në Egjipt” ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrit të Shëndetësisë të Egjiptit.

Protestat janë organizuar për të kundërshtuar referendumin dy ditor, për ndryshimet kushtetuese.

Egjipti në referendum për kushtetutë të re

Shtetasit e Egjiptit po marrin pjesë në referendumin dy ditorë për kushtetutën e re, e cila do t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja.

Kushtetuta e re synon zëvendësimin e ksuhtetutës së nxjerrur nga Presidenti islamik Mohamed Morsi disa muaj para largimit të tij prej ushtrisë së shtetit nga pushteti.

Ushtria dëshiron një votë ‘PO’ të fuqishme për të fuqizuar largimin e Morsit.

Vëllezëria e tij myslimane e cila tani është cilësuar si grup terrorist po bojkoton votimin, kurse frika për eskalimin e dhunës po vërehet në gjithë vendin.

Pak para fillimit të votimit ka ndodhur një shpërthim afër gjykatës në Kajro që ka shkaktuar dëme materiale por për fat nuk ka pasur viktima.

Sidoqoftë një personështë vrarë në protestat e qytetarëve që janë kundër referendumit në jug të Kajros.

“Mbi 200.000 polic dhe 150 njësi qendrore të sigurisë e 200 ushtarake janë vendosur përreth vendvotimeve” ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Egjiptit.

“Krahasuar me kushtetutën e tmerrshme që e kishim vjet, kjo e reja ofron shumë të drejta dhe koncepte të reja për vendin dhe banorët e tij, e që ne duam ti shohim se po implementohen qysh nga dita e parë e miratimit të saj” u ka deklaruar votuesi Salah Mustafa medieve botërore, por zëdhënësi i krahut politik të vëllezëris myslimane thotë se “shumica do ta bojkotojnë referendumin” sepse sic është shprehur ai “ne nuk e pranojmë këtë lloj të pushtetit e sistemit”.

Autoritetet pohojnë se draft kushtetuta që është nxjerrë në referendum ofron dhe i mbron të drejtat dhe liritë fundamentale të secilit, ajo garanton barazinë mes femrave dhe meshkujve dhe krahas shpalljes së Islamit si besim shtetëror u garantohet mbrojtja dhe gëzimi i të drejtave dhe lirive përfaqësuesve të religjioneve pakicë në këtë vend.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!