fbpx

Recidivët që nuk lëshojnë kupon fiskal – deri 3 vjet burg

Të gjithë ata punonjës apo biznesmenë që nuk do të lëshojnë kupon tatimor do të ndëshkohen herën e parë të shkeljes me gjobë 500 mijë lekë, ndërsa kur përsëritet kjo shkelje kalon në vepër penale dhe dënimi është deri në 3 vjet burg.

Ky është versioni i mazhorancës që u miratua sot në parim në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, në kuadër të ndryshimeve në kodin penal që parashikojnë ashpërsimin e masave për biznesin, si rrjedhojë e luftës kundër informalitetit.

Por deputetët e opozitës, ashtu siç pritej e votuan kundër këtë projektligj me argumentin se moslëshimi i kuponit tatimor nuk përbën krim. Deputeti Eduard Halimi u shpreh se moslëshimi i kuponit tatimor nuk duhet karakterizuar si krim në kodin penal.

“Burg do të bëjë për fshehje të ardhurash edhe ai që nuk lëshon kuponin tatimor për një byrek zonja ministre? Pasi ka marrë një gjobë 5 milionë lekë të vjetra për kuponin e parë që nuk lëshoi, burg do të bëjë për të dytin ai? 300 lekë të vjetra kushton, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi edhe ndryshimet në kodin e punës. Neni që i heq të drejtën punonjësit të rikthehet në punë kur me vendim gjykate largimi i tij konsiderohet i padrejtë, mbeti i pandryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.