Skender_Reçica_InfoGlobi

Reçica takim me përfaqësues të FMN-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në një takim përfaqësues të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit për Kosovë dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Reçica dhe përfaqësues të FMN-së diskutuan rreth reformave të nevojshme për veteranët e luftës, si dhe për plotësim ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për Pension të vitit 2014.

“Temë tjetër diskutimi ishte edhe vendimi i Qeverisë, i iniciuar nga ministri Reçica, për kompensimin për viktimat seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Pikë tjetër e rëndësishme diskutimi në mes të ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të FMN-së ishte edhe situata e tregut të punës në Kosovë dhe reformat e nevojshme për avancimin tij”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministri theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e tij dhe të Ministrisë që drejton, për tu angazhuar fort në çështjet e rëndësishme që u diskutuan në takim, sidomos për reformat e nevojshme sa i përket veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, reformave të domosdoshme në përmirësimin e situatës sa i përket tregut të punës në vend dhe ndryshimeve për ligjin për pension.

Ministri Reçica dhe përfaqësuesit e FMN-së u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në çështjet e lartë përmendura, si dhe në prioritete tjera në fushat që mbulon MPMS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.