Ballina / Fashion/Beauty / Receta e mbretëreshave të Egjiptit me xhel Aloe- Vera
aloee vera egjipti

Receta e mbretëreshave të Egjiptit me xhel Aloe- Vera

Lëngu magjik i aloe verës fsheh brenda tij një farmaci të tërë.

Mbretëreshat e Egjiptit e përfshinin në pjesën më të madhe të kurave të bukurisë, mjekët romakë e grekë e përdornin për mjekime të shumëllojshme, ndërsa Aleksandri i Madh arriti të pushtonte një ishull të tërë (Socotra), në Oqeanin Indian, me qëllim që të kultivonte sasi të mëdha aloe vere, për shërimin e ushtarëve të plagosur.

Po ju paraqes një recetë-eliksir, e cila ka si qëllim fuqizimin e bukurisë trupore.

Është gabim të mendohet se vetëm fytyra ka nevojë për përkujdesje, shenjat e kohës nuk bëjnë dallime… janë po aq të pamëshirshme dhe ndaj trupit!

Është i këshillueshëm për të gjitha moshat!

2 lugë gjelle aloe vera(jo xhel të gatshëm, por të nxjerrë direkt nga bima, pasi është më i freskët)

100 ml vaj bajame (e gjeni në farmaci apo në dyqane ku shiten produkte natyrale apo në libraritë islamike)

1 lugë gjelle dyll blete( e gjeni kudo ku shitet mjaltë)

4-5 pika vaj esencial (opsional)

Në fillim, shkrini në temperaturë jo shumë të lartë dyllin e bletës, në vijim, shtoni aloe verën, vajin e bajames dhe përziejini mirë së bashku derisa të formohet një masë homogjene.

Pastaj hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak, shtoni vajin esencial(opsionale) dhe përziejeni sërish.

Pastaj vendoseni në një vazo prej qelqi dhe ruajeni në derën e frigoriferit.

Aplikojeni çdo mbrëmje para se të flini.

Diola Dosti- Baftiu – nutricioniste, biologe

Provo po ashtu

floket ne plazh

3 ide për të kapur flokët në plazh

Bisht, por jo vetëm, në plazh flokët mund të rregullohen me xhel ose gërsheta. Ekspertët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.