Reçeta e ditës: Krem me kungull dhe finok

Është një recetë e thjeshtë me përbërës që mund t’i gjeni lehtësisht. Ju duhen vetëm 35 minuta për t’u përgatitur

Përbërësit

1 finok

250 gr kungull

fara kungulli (të pjekura)

portokall

vaj ulliri

kripë

piper

Përgatitja

1.Qëroni finokun dhe ndajeni në pjesë, përveç zemrës.

2.Futeni bashkë me kungullin në 700 g ujë: lëreni të valojë për 20-25 minuta. Në fund hidhini kripë dhe bëjeni krem.

3.Prejeni në copa të vogla zemrën e finokut dhe lëreni të marinohet me lëng e gjysmës së portokallit dhe një majë luge kripë. Shtojeni te kremi i kungullit.

4.Hidhni 3 lugë vaj ulliri, disa pika lëng portokalli, një majë luge kripë dhe piper.

5.Hidheni kremin në pjatë, shtoni kubat e finokut të marinuara, dhe kompletojeni me fara kungulli të pjekura. Shërbejeni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.