Ballina / Reçeta / Receta e akulloreve me shalqi dhe kos
In Fabric

Receta e akulloreve me shalqi dhe kos

Mund t’ju duket e çuditshme, por mund të provoni një shije të mrekullueshme të shalqirit duke e bërë akullore. Receta është e thjeshtë dhe mund ta përgatisni në më pak se 10 minuta.

Përbërësit:
4 gota shaqli (të copëtuar dhe pa fara)
4 lugë gjelle mjaltë
1 gotë kos
1 lugë gjelle lëng limoni
¼ gotë lëng shalqiri

Përgatitja:
Vendosni shalqirin në një blender dhe lëreni derisa të bëhet një masë e butë. Hidheni në një tas të madh.
Shtoni mjaltin, kosin, lëngun e shalqirit dhe atë të limonit dhe përziejini mirë.
Hidheni përzierjen në një enë të qëndrueshme. Vendoseni në frigorifer për 1 orë.
Më pas transferojeni sërish në blender dhe lëreni derisa të merrni një masë të butë.
Vendoseni sërish në ngrirje për rreth 2 orë. Më pas mund ta shërbeni.

Check Also

Bizele me mish dhe kungulleshka

Përbërësit: 500 g bizele 500 g mish tul 1 kokërr qepë 2 karota 1 kungull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *