Ballina / KOSOVA / Reagon Veseli: BE-ja po funksionon me standarde të dyfishta
veseli

Reagon Veseli: BE-ja po funksionon me standarde të dyfishta

Kryeparlamentari Veseli ka reaguar sot ndaj lirimit të kriminelëve serbë të dënuar për krime ndaj shqiptarëve.

Veseli, në një postim në Facebook, kritikën më të ashpër e ka pasur ndaj Bashkimit Evropian, që sipas tij, po qëndron indiferent ndaj këtyre zhvillimeve dhe për më tepër po ia hap perspektiven integruese Serbisë.

“Lirimi i parakohshëm i kriminelit të luftës Miodrag Sholaja, ish pjesëtar i njësisë “Akrepat”, është një akt i turpshëm që demaskon mungesën e vullnetit të Beogradit për të vënë drejtësi. Një vit më parë u lirua pa kryer dënimin e plotë, Sasha Cvjetani”, thotë Veseli.

“Edhe ai nga e njëjta njësi famëkeqe që kreu masakrën e Podujevës, ku u masakruan 14 civilë, gjysma e të cilëve ishin të mitur. Është e pakuptueshme heshtja e Brukselit ndaj mosnisjes së proceseve për shumë masakra serbe të zbardhura, gjyqeve të zvarritura apo lëna në mes, dënimeve qesharake sa për sy e faqe e tanimë edhe për lirimin e parakohshëm të kriminelëve të luftës. Këtu duket qartazi se Bashkimi Evropian po funksionon me standarde të dyfishta”, shkruan tutje Veseli.

“Nga njëra anë po i toleron këto veprime, e në këtë mënyrë po i jep dritën e gjelbër Serbisë që të nëpërkëmbë drejtësinë, duke lënduar për herë të dytë familjarët e viktimave të masakrave. Nga ana tjetër misioni juridik i BE-së në Kosove ka dënuar pa prova e fakte dhe po mban padrejtësisht në burg luftëtarë të lirisë siç janë ata të “Grupit Drenica”. Kosova nuk duhet të lejojë që historia të manipulohet dhe viktima të barazohet me xhelatin. Prandaj si kryeministër do i shkoj deri në fund iniciativës sime për një tribunal që në kuadër të drejtësisë tranzicionale do i vendosë këta kriminelë para drejtësisë”, shkruan Veseli./InfoGlobi

Provo po ashtu

adrian shtuni, kosova, shba, washington

Numri i femrave terroriste jo i vogël

Egziston  mundësia ata të cilët kanë kryer dënimin me burg për veprimtari terroriste do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.