Ballina / KOSOVA / Reagon Hoxhaj, thotë se Serbia po armatoset, kërcënim për rajonin

Reagon Hoxhaj, thotë se Serbia po armatoset, kërcënim për rajonin

Zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën për blerjen e armatimit dhe sistemeve ajrore raketore.

Zv.kryeministri Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.

Në ngritjen e disa pyetjeve, ai gjithashtu tha se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.

“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj  në Twitter. /InfoGlobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.