Reagon EFJ: Ka ndërhyrje të fuqishme politike në disa media në Kosovë

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u bën thirrje mediave në Kosovë që të përmbahen nga intensifikimi i tensioneve gjatë krizës shëndetësore.

Kjo organizate përmes një reagimi publik ka thënë se karantina e qytetit të Mitrovicës së Veriut ka rezultuar në një mbulim të papërshtatshëm dhe joetik të mediave. “FEG denoncon me forcë këto mospërputhje të cilat tregojnë për ndërhyrje të fuqishme politike në disa media në Kosovë” thuhet në reagim.

Më tej tërhiqet vërejtja se –“Deklarata të paqëndrueshme dhe pyetje provokuese të bëra nga një reportere e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga Mitrovica e Veriut në lajmet e së Shtunës në mbrëmje, ngjallën një valë reagimesh në Kosovë. Ato rrezikojnë të kontribuojnë në ngritjen e tensioneve midis komunitetit serb dhe shqiptar”.

Poashtu FEG thotë se “ Të Premten, portali i lajmeve Sinjali, në pronësi të avokatit Besnik Berisha (këshilltar politik i një ish-kryeministri), ka publikuar emrat, adresat dhe datat e lindjes së 210 qytetarëve, kryesisht serbë dhe romë, të cilët ishin vendosur në karantinë në Mitrovicën e Veriut dhe qytete të tjera. Pas protestave nga publiku dhe Shoqata e Gazetarëve Serbë në Kosovë (UNS-Kosovë), Sinjali ka hijëzuar informacionet personale të këtyre qytetarëve”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë i kërkoi mediave të respektojnë privatësinë e pacientëve dhe në asnjë mënyrë të mos zbulojnë identitetin e të prekurve. “Situata me COVID-19 kërkon solidaritet dhe bashkëpunim në të gjithë shoqërinë, si dhe midis autoriteteve në rajon,” tha Misioni i OSBE-së.

“Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën e pandemisë së koronavirusit për të ndezur tensione politike dhe sociale në interesin e tyre. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të mos e luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut, “citohet të ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutiérrez.

Po ashtu, thuhet se FEG të shtunën sot Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë që të hetojë këto raportime joetike dhe të vazhdojë të monitorojë nga afër mediat, thuhet në fund të reagimit të Federatës së Gazetarëve të Evropës.

ORIGJINALI

COVID-19: political interference in the media in Kosovo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.