Ballina / KOSOVA / Reagon Brukseli pas dështimit të marrëveshjes për gjyqtarët serbë
brukseli mogerini-vucic-taci_15082414

Reagon Brukseli pas dështimit të marrëveshjes për gjyqtarët serbë

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet, tha zëdhënësja e bllokut, Maja Kocijançiq.

“Prishtina i ka përmbushur të gjitha obligimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për gjyqësorin. Integrimi i personelit është i rëndësishëm, sepse i kontribuon sundimit të ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.

Sipas saj, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt.

Kocijançiq kujtoi se përparimi i të dyja palëve në integrimin evropian është i lidhur me përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Kujtojmë se sot ka dështuar marrëveshja e Brukselit, pasi 42 gjyqtarët serbë nuk kanë shkuar për ta bërë betimin te Presidenti Hashim Thaçi, si gjyqtarë të Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës.

Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e muajit gusht në Bruksel, u pajtuan për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për drejtësinë, konkretisht integrimin e gjyqtarëve e prokurorëve në sistemin e drejtësisë të Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur, gjyqtarët dhe prokurorët më 17 tetor do të duhej të integroheshin në sistemin e drejtësisë të Kosovës.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

bruksel bisedimet

BE: Transformimi i FSK duhej bërë me ndryshime kushtetuese

Pas votimit për transformimin e FSK-së në ushtri nga Parlamenti i Kosovës zëdhënësja e Përfaqësueses …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.