agk 2

Reagon AGK: Linçimet ndaj gazetarëve totalisht të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar linçimet ndaj gazetarëve, Jeta Xharra nga BIRN, Xhemajl Rexha nga KTV dhe Fidan Jupolli nga T7.

AGK thotë se përmes një faqeje në rrjetin social Facebook, gazetarët në fjalë janë cilësuar si mercenarë të njërit prej subjekteve politike në vend.

“Linçimet dhe cilësimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë. Në këtë postim shihet edhe opinionisti Rron Gjinovci. Pavarësisht mospajtimeve e pakënaqësive, duhet të respektohet liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe. Kushdo që ka fakte për shpifje eventuale duhet t’u drejtohet institucioneve përkatëse dhe të ndjek rrugët ligjore”, thuhet në njoftim.

AGK ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast në mënyrë që akterët e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.

“AGK po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla të ulëta nga kushdo që vijnë ato dhe që polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.