Ballina / KOSOVA / Reagimi i Amerikës pas sulmit ndaj pelegrinëve serbë në Istog
zyra e shba

Reagimi i Amerikës pas sulmit ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në pasditen e së hënës për një sulm ndaj disa pelegrinëve serbë, në Istog, të dielën.

Dy autobusë, që po bartnin 170 pelegrinë serbë, ishin sulmuar në fshatin Studenicë – me ç’rast u ishin thyer xhamat.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se pelegrinët kishin leje për një vizitë në Manastirin e Studenicës.

Ushtruesja e detyrës së ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se është “zhgënjyer nga dhuna e përdorur për frikësimin e besimtarëve në Istog”.

“Atyre duhet t’u sigurohet liria e lëvizjes nëpër Kosovë”, ka porositur Hyland, nëpërmjet një “cicërime”, në rrjetin social Twitter, në internet.

“Përshëndesim deklaratat e fuqishme të udhëheqësve të Kosovës, që kanë dënuar këtë dhunë, dhe mbështesim përpjekjet e policisë për t’i vënë para drejtësisë keqbërësit”, është shprehur ajo

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.