Ballina / KRYESORE / Reagime të ashpra për Peter Handke

Reagime të ashpra për Peter Handke

Intelktual, media, gazetarë, politikan dhe aktivist për të drejtat e njeriut janë duke e kundërshtuar akademinë suedeze për Nobelin për letërsi

Këtë vendim e kanë kundërshtuar edhe “Nënat e Srebrenicës”, të cilat e kanë quajtur atë të turpshëm dhe kanë kërkuar që Akademia t’ia marrë çmimin Handke-s.

“Ky vendim është i turpshëm dhe mesazh i keq për njerëzimin. Ata duhet ta dinë që kanë lënduar shumë njerëz dhe kanë dëmtuar imazhin e Komitetit të Nobelit, duke vendosur të shpërblejnë një mohues të gjenocidit. Andaj, ne bëjmë thirrje që Komiteti urgjentisht ta ndryshojë vendimin dhe t’ia marrë çmimin Handke-s”, citohet të ketë thënë Munira Subasiq, udhëheqëse e organizatës “Nënat e Srebrenicës”.

Kundër shpërblimit të austriakut kontrovers, ka reaguar edhe Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, “PEN America”.

“Është për keqardhje! Jemi të shtangur nga përzgjedhja e një shkrimtari që publikisht ka goditur të vërtetën historike duke u ofruar ndihmë autorëve të gjenocidit, sikur ish-Presidentit serb Slobodan Millosheviq dhe liderit serb në Bosnjë, Radovan Karaxhiq. Refuzojmë vendimin që një shkrimtar, që vazhdimisht ka vënë në pikëpyetje krimet e dokumentuara të luftës, të nderohet për ‘zgjuarsinë gjuhësore’”, thuhet në reagimin e PEN America-s.

Në mesin e shumë reagimeve, gazeta britanike The Guardian, citon reagimet e ashpra të shkrimtarëve me famë botërore: Selman Rushide, Hari Kunzru dhe filozofit Slavoj Zhizhek.

Edhe prestigjiozja Washington Post, në një artikull të saj, përcjell kritikat për shpërblimin e mbrojtësit të gjenocidit, Peter Handke.

Për shkrimtarin kontrovers ka shkruar edhe gazeta spanjolle El Pais, e cila mes tjerash shkruan se “austriaku ka qenë një përkrahës i Milosheviqit, politikanit serb të akuzuar për krime lufte.

Provo po ashtu

Fillon verifikimi i zarfeve/votave nga Serbia

Në orën 09:30 ka nisur verifikimi i votave të ardhura me postë nga Serbia. Për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.