Ballina / BOTA / Rasti Khashoggi: Agjenti saudit veshi rrobat e gazetarit
Khashoggi

Rasti Khashoggi: Agjenti saudit veshi rrobat e gazetarit

CNN ka publikuar pamjet e një burri në veshjet e gazetarit, i cili u vra në konsullatë në fillim të këtij muaji.

Pamje të reja të kamerave të sigurisë e kanë shfaqur një agjent saudit duke lënë konsullatën në Stamboll në rrobat e gazetarit të vrarë të Ëashington Postit, Jamal Khashoggi.

CNN publikoi pamje të hënën, duke cituar një zyrtar turk i cili e identifikoi burrin si Mustafa al-Madani, një ‘sozi’ dhe anëtar i ekipit prej 15 sauditësh që u dërguan në Stamboll për të vrarë Khashoggin.

Agjenti mbante syze dhe mjekër false në përpjeke e dukshme për t’i ngjarë sa më shumë gazetarit derisa u pa të vizitonte disa vende turistike në qytetin turk pas largimit nga konsullata.

Qëllimet e sauditit ishin që ai të kapej nga kamerat e sigurisë dhe pamjet të shpërndaheshin me qëllim që të mbështetej deklarimi i bërë ditën e zhdukjes së Khashoggit më 2 tetor, se ai ishte larguar nga konsullata i paprekur.

Këtë ë shtunë, pas disa javësh mohimi, sauditët pranuan për herë të parë se Khashoggi, një kritik i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, ishte vrarë pas hyrjes në konsullatë për të marrë dokumentet e nevojshme për martesën e tij.

E fejuara e tij po e priste atë jashtë ndërtesës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se detaje e vrasjes së gazetarit saudit do të bëhen publike, të martën.

@Fluidi

Provo po ashtu

obama

SHBA, një ditë para zgjedhjeve për në Kongres

Kandidatët për në Kongres dhe përkrahësit e tyre të profilit të lartë po përdorin ditën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.