Ballina / KOSOVA / Rasti Ivanoviq: Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informata

Rasti Ivanoviq: Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informata

Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me vrasësit e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. 

Që nga marrja e informacionit Policia e Kosovës është angazhuar rreth zbardhjes së vrasjes së Oliver Ivanoviqit që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Por, për identifikimin sa më të shpejtë të kryesve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 eurosh (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të japë informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, transmeton InfoGlobi.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose- 192, dhe e-mail: info@kosovopolice.com

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet tutje në njoftimin dërguar medieve.

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryesin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.

@InfoGlobi

LEXO EDHE:

Vrasja e Ivanoviqit, reagojnë politikanët, kërkojnë zbardhjen e saj

Vritet Oliver Ivanoviq; Kush ishte ai ?

DASH kërkon kujdes të shtuar nga amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

ANGLISHT:

BBC : Top Kosovo Serb politician Oliver Ivanovic shot dead

CNN: Leading Kosovo Serb politician Oliver Ivanovic shot dead outside office

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.