Ballina / KOSOVA / Rasti Ivanoviq, gjykata liron dy policët serbë

Rasti Ivanoviq, gjykata liron dy policët serbë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar dy pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët janë arrestuar në fundjavë, nën dyshimet se kanë manipuluar me prova në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Prokuroria e Kosovës më herët i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë në një muaj paraburgimin e dy policëve nga Mitrovica e Veriut.

Prokurori kryesor në Mitrovicën e Veriut, Shuqri Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i gjykatës është i papritur dhe se prokuroria do ta apelojë atë brenda 24 orësh.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, D.M. dhe Zh.J., janë arrestuar për veprën penale “manipulim me prova në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit”.

@Fluidi

Provo po ashtu

hashim thaci

Pse e kërcënoi familjen e Presidentit, personi që më pas arrestohet nga policia

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.