valon murtezaj

Rasti i Xhamajkës, Murtezaj apelon për kujdes në komunikim

Profesori Valon Murtezaj ka reaguar pas lajmeve kontradiktore lidhur me ate se a e ka njohur apo jo Xhamajka Kosovën. Sipas Ministres së Punëve të Jashtme të këtij shteti, Xhamajka nuk e ka bërë ende këte.

Postimi i plotë i Murtezajt:

Momenti i bërjes publik të lajmit ka ndikim esencial. Përderisa, ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë. Komunikimet e brendshme mbesin komunikime të brendshme.

Nuk është hera e parë që janë berë dëme në njohjet dhe në anëtarësimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Përgjegjësia bie për sjelljet e papergjegjshme te liderëve politike dhe të institucioneve në Kosovë (Presidencë, Qeveri, dhe Ministria e Punëve të Jashtme).

Eshtë e pakuptimtë një garë se kush e solli njohjen. Për më tepër, skena të sjelljeve megalomane e të pamençura të politikanëve të Kosovës nëpër botë kanë dëmtuar shpesh Kosovën.

Na kujtohen shumë raste kur nga ‘protagonistë’ dhe ‘mendjelehtë’, janë thënë me emër, shtetet që do të na njohin brenda ditësh, javësh etj. Në ndërkohë ndërhyrjet janë bërë, kontekstet kanë ndryshuar, njohjet nuk kanë ngjarë dhe nuk janë formalizuar. Një individ mund të këtë ndikim në njohje, por Kosova për fat të keq nuk ka ndonje individ aq të fuqishëm ose me reputacion ndikues të asaj përmase.

Tash meqë çështja e njohjeve është shumë me rëndësi për Kosoven, duhet pasur vemendje dhe sjellje speciale saherë që situatat kanë të bëjnë me njohjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.