Ballina / RAJONI / Rasti i Kumanovës: Pala mbrojtëse kritikon vendimin e Apelit të Shkupit

Rasti i Kumanovës: Pala mbrojtëse kritikon vendimin e Apelit të Shkupit

Pala mbrojtëse e të dënuarve në rastin e Kumanovës ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup të një dite më parë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 2 nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me 746 vjet burgim, 37 persona, shumica shtetas të Kosovës për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë.

“Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka është gjykuar në shkallën e parë. Asnjë provë prej 200 sa kishim propozuar nuk është pranuar. Është një aktgjykim që e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata Supreme dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë. Këtë vendim ne do të ankimojnë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar avokati, Naser Raufi.

Gjatë luftimeve dy ditëshe në lagjen e Trimave në Kumanovë ishin vrarë tetë pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burgim të përjetshëm, 13 me 40 vjet burgim, derisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me 20 vjet burgim. Të akuzuarit tjerë janë dënuar me nga 18 vjet apo më pak vjet.

Pjesëtarët e grupit, gjatë procesit të gjatë gjyqësor kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm, duke theksuar se në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, kanë shkuar për t’ua tërhequr vërejtjen autoriteteve maqedonase, për siç kanë thënë, “mosrealizimin e drejtave të shqiptarëve” siç ishte paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

Provo po ashtu

Profil: Zaev, një sjellje evropiane ndaj refuzimit evropian

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sipas shumë raportimeve në media, mund të jetë drejt dorëheqjes, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.