Ballina / KOSOVA / Rasti i Gylenistëve: 15 institucione dërgojnë informata te Komisioni Hetimor
protesta per gylenistet

Rasti i Gylenistëve: 15 institucione dërgojnë informata te Komisioni Hetimor

Komisioni Hetimor parlamentar për Gylenistët ka nisur mbledhjen ku do të shqyrtohet materiali i dërguar nga institucionet për gylenistët dhe pastaj fillon intervistomi i, fillimisht kryeshefes së Inspektoratit Policor.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione të Kosovë, përfshirë edhe Presidencën.

Presidenca ka njoftuar se nuk kanë materiale lidhur me rastin e deportimit të gylenistëve

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për gylenistët, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione për rastin e gylenistëve.

“Disa përgjigje janë formale ku disa prej tyre njoftoojnë se nuk kanë as një informatë, as nuk janë në dijeni dhe s’kanë material për këtë rast. Disa të tjera kanë sjellë materiale, duke i analizuar ato, kuptohet se nuk i kanë dorëzuar të gjitha materialët që i disponojnë”, ka thënë Sveçla.

Institucionet që kanë dhënë përgjigje Sveçla ka treguar se janë:

“Presidenca ka njoftu se nuk kanë materiale; Kryeministri nuk është përgjigjur, por kërkesën e ka procedu në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ministria e Punëve të Brendshme është përgjigjur, por nëse analizohen dokumentat, vërehet se edhe Kryeministri ka sjellë vendime në këtë rast, por nuk ia ka procedu komisioni; Kryeparlamentari ka njoftu se nuk ka informata; AKI ka sjell dokumentacion, por jo të plotë; Prokurori ka sjellë dosje; Policia ka sjell dokumentacionin, por vërehët që një pjesë e informatave i ka mbajtë; Avokati i Popullit ka sjell informacione; Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nuk ka në posedim informacione; Ministria e Drejtësisë ka sjell edhe Ministria e Infrastrukturës gjithashtu”.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.