fbpx

Rasim Selmanaj i kundërpërgjigjet Driton Selmanajt

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj iu ka kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka propozuar që dita kur të bie Qeveria, të shpallet festë zyrtare.

“Ai paska propozuar që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëherë sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të paktën tri ditë zie: Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës, Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve dhe Dita kur është vendosur taksa kundër mallrave serbe dhe atyre boshnjake”, ka shkruar deputeti i AAK-së në Facebook.

Rasim Selmanaj tutje ka shkruar se “për të shkuar përtej kësaj atëherë i nderuar kolegu deputet Driton Selmanaj a ke ndonjë propozim për të gjitha ato beteja të fituara në luftë të Ramush Haradinajt si do t’i shpallesh?”.

Deputeti i AAK-së po ashtu e ka pyetur Selmanajn e LDK-së se a mund t’i numëroj tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa të cilat mbahen në mend.

“Dita kur ka ra qeveria Mustafa nuk është shpallur festë zyrtare e as ditë zie por ishte një proces demokratik! Opozita ka detyrën e kritikës por tash edhe për të shpallur “festa zyrtare”, ndërsa qeveria me vazhdu me punu në agjendat e saj!”, ka shkruar Selmanaj i AAK-së.

“Sukseset e qeverisë Haradinaj dhe rritja e popullaritetit dhe besueshmërisë ndaj Ramush Haradinajt mbase duket normale t’i ketë shqetësuar oponentët politik!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook. /InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.