Ballina / RAJONI / Raporti i DASH, Cakaj: Eshtë realist
Raporti i DASH cakaj Eshtë realist

Raporti i DASH, Cakaj: Eshtë realist

Në Shqipëri ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha sot se raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, ofron një pasqyrë realiste dhe është inkurajues për reformat e ndërmarra.

Sipas raportit Shqipëria vlerësohet të jetë njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroine, ndërkohë që flet për kontrollin e trafikut të heroinës nga grupet kriminale, korrupsionin e përhapur që kufizon përpjekjet në këtë luftë dhe përparimin e pamjaftueshëm kundër pastrimit të parave.

Për ministrin Cakaj, raporti vë në dukje se sipas tij, “vendi ka shënuar arritje thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar” dhe se “bashkëpunimi i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara është përkthyer në rritje të kapaciteteve për të luftuar korrupsionin”. Zoti Cakaj theksoi gjithashtu se sipas tij “raporti afirmon rezultatet e shënuara në Reformën në Drejtësi”.

Reagimi i ministrit erdhi një ditë pas publikimt të raportit dhe kritikave të forta që pasuan nga ana e opozitës. Kryetari demokrat Lulzim Basha tha dje se raporti është sipas tij një “dokument shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, drogës, pastrimit të parave, korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes e kapjes së shtetit”.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh se “është e turpshme që Shqipëria të vazhdojë të jetë, vendi i akuzuar për trafikun e lëndëve narkotike, pastrimin e parave, korrupsionin dhe për rolin esaj si një vend ndërmjetës për trafikun e drogërave të forta, e për krimin e organizuar”.

Provo po ashtu

Paranoja: “Po përgatitet sulm mbi Serbinë, është formuar ekipi i inteligjencës në Shkup”

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.