Ballina / SPORT / Ramos bën Ronaldon, dy gola në fitoren e Realit

Ramos bën Ronaldon, dy gola në fitoren e Realit

U bë protagonist negativ një javë më parë me autogolin e shënuar në humbjen ndaj Sevilla-s, ndërsa këtë të shtunë Sergio Ramos i dha i vetëm fitoren Realit të Madridit, duke shënuar dy gola ndaj Malagas.

Kapiteni i Realit realizoi dy herë brenda 7 minutave në pjesën e parë, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Pjesa e parë y mbyll me avantazhin e dy golave për të besuarit e Zidane, ndërsa në minutën e 63 miqtë shkurtuan diferencën me anë të Anor, duke ngjallur frikë në “Bernabeu”.

Në minutat e mbetura, megjithëse nuk arritën të shënonin tjetër gol, lojtarët e Realit arritën të mbanin fitoren, duke siguruar 3 pikët që e çojnë sërish në 4 pikë diferencën nga Sevilla e vendit të dytë dhe 5 nga Barcelona.

Provo po ashtu

Kosova fiton 2:0 në lojën me Malin e Zi

Kosova ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kualifikimet për Euro …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.